Shpërndaje në: Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, është prej më të mirëve te helvetikët. Ai e ka pranuar vetëm një gol në tri ndeshje. Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, Kobel ka treguar se ka bërë diçka të çuditshme për këtë botëror. Ai i lyen duart me vazelinë, ndërsa me vete në Kupë të Botës ka marrë tetë palë doreza.
Ai thotë se shpreson që t’i përdorë të gjitha, pasi e sheh Zvicrën në finale të Botërorit. Kobel ka treguar se gjatë ekzekutimit të penalltive nuk mban shënime për kundërshtarët. Thotë se i beson intuitës, pasi e sheh si aspektin më të rëndësishëm në lojë.
