Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit

0%

Shpërndaje në: Këngëtarja e hitit “Opalite”, Taylor Swift, dhe ylli i NFL, Travis Kelce, të dy 36 vjeç, pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Nju Jork gjatë muajit korrik. Megjithatë, ata ende nuk ua kanë zbuluar të ftuarve vendndodhjen e saktë ku do të zhvillohet ceremonia. “Taylor dhe Travis u kanë thënë të ftuarve vetëm që të jenë në Nju Jork.

Nuk u është dhënë asnjë informacion tjetër për vendin ku do të mbahet dasma. Ata po i mbajnë të ftuarit në pritje për disa ditë. Për këtë organizim po shpenzojnë miliona dollarë”, i ka thënë një burim “US Weekly”. Ndërkohë, më herët është raportuar se çifti po planifikon një festë martesore dyditore në Madison Square Garden në Nju Jork.

Sipas raportimeve, ceremonia do të jetë intime, ndërsa më pas do të organizohet një festë shumë më e madhe gjatë fundjavës së festës së 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas Page Six dhe The New York Times , Taylor dhe Travis kanë zgjedhur Madison Square Garden si vendin ku do të zhvillohen festimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht do të mbahet një ceremoni me rreth 100 familjarë dhe miq të ngushtë, ndërsa më pas një pritje e madhe ku pritet të marrin pjesë nga 1.000 deri në 2.000 të ftuar. As Taylor dhe as Travis nuk i kanë konfirmuar publikisht këto plane, ndërsa përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar mbi raportimet, sipas Page Six . “Privatësia ishte prioriteti numër një për të dy”, tha një burim.

Një tjetër person i afërt me çiftin shtoi: “Të gjithë janë betuar të ruajnë sekretin.” Sipas raportimeve, ftesat nuk janë dërguar me postë tradicionale, por janë bërë përmes telefonit, në përpjekje për të shmangur rrjedhjen e detajeve të ceremonisë.

Page Six raportoi gjithashtu se disa nga bashkëlojtarët e Travis Kelce te Kansas City Chiefs kanë bërë rezervime në hotelin Marriott Marquis në qendër të Manhatanit, rreth datës kur pritet të zhvillohet dasma. Duke folur për Entertainment Tonight, lojtari i NFL-së dhe bashkëthemeluesi i Tight End University, George Kittle, tha se ende nuk e di se ku do të mbahet ceremonia.

“Madje e pyeta Travis mbrëmë nëse dasma do të jetë në Madison Square Garden dhe ai vetëm qeshi me mua. Tani pothuajse pres që të na presë një avion në pistë dhe të na dërgojnë diku tjetër,” tha ai me humor. Raportimet po ashtu sugjerojnë se çifti ka ndërmarrë masa të shumta për të mbrojtur privatësinë e ngjarjes.

Sipas The New York Post, kompania Winick Productions ka paraqitur një kërkesë për leje që parashikon mbylljen e përkohshme të disa rrugëve përreth Madison Square Garden, si dhe ngritjen e një tende publike jashtë arenës gjatë zhvillimit të festimeve.

Burimi: Koha