Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rugovë

0%

Shpërndaje në: Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në magjistralen Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila po ashtu bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë menjëherë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës , ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë. Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha