Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj shëndetit gjatë temperaturave të larta. Përmes një njoftimi në Facebook, IKShPK ka theksuar disa masa mbrojtëse që duhet të ndiqen gjatë vapës. “Gjatë temperaturave të ngritura është me rëndësi që të kujdeseni për veten tuaj. Pini ujë shpesh.
Hani ushqime të lehta e të freskëta. Shmangni pijet alkoolike dhe me sheqer. Vishuni me rroba të lehta. Freskoni trupin me ujë” , thuhet në njoftim.
