Juventusi sakrifikon Miretin, gati firma me kolumbianin

0%

Juventus është gati të mbyllë dy operacione të rëndësishme në merkato, një në dalje dhe një në hyrje. Bardhezinjtë do të shesin Fabio Miretin te Bolonja për rreth 13 milionë euro, një lëvizje që do t’i lejojë klubit të sistemojë bilancin financiar përpara afatit të 30 qershorit.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e Juventusit do të përqendrohen te afrimi i Xhon Lukumit. Mbrojtësi kolumbian i Bolonjas vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe është një nga lojtarët më të pëlqyer nga trajneri Luçiano Spaleti, falë aftësisë për të luajtur në disa role të mbrojtjes dhe cilësisë në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Lukumi ka dhënë miratimin për transferimin, pasi pas tre sezonesh të suksesshme me Bolonjan dëshiron të provojë një sfidë të re. Kalimi i tij në Torino pritet të finalizohet në ditët e para të korrikut. Ndërkohë, Bolonja e sheh Miretin si një përforcim ideal për mesfushën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Domeniko Tedesko e vlerëson fleksibilitetin e 21-vjeçarit, i cili mund të aktivizohet në disa role, duke e bërë një element të rëndësishëm për projektin e skuadrës emiliane.

Burimi: Bota Sot