Clarke jep dorëheqjen pas eliminimit

0%

Pas shtatë vitesh në krye të kombëtares së Skocisë dhe pas një eliminimi të dhimbshëm nga Kupa e Botës, Steve Clarke ka dhënë dorëheqjen. Në një letër drejtuar tifozëve, ish-trajneri i Skocisë deklaroi: “Pjesa më emocionuese e kësaj lamtumire u kushtohet lojtarëve të mi, pa të cilët nuk do t’i kishim kujtimet që kemi krijuar që nga viti 2019.

Ata e meritojnë gjithë vlerësimin dhe admirimin që marrin, dhe ka qenë vërtet nder të jem trajneri i tyre. Faleminderit dhe suksese pasuesit tim..

Burimi: Bota Sot