Courteney Cox dhe Johnny McDaid i japin fund lidhjes pas më shumë se një dekade

0%

Aktorja e njohur Courteney Cox dhe muzikanti i grupit Snow Patrol, Johnny McDaid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se 10 vitesh së bashku. Sipas raportimit të DailyMail.com, ish-çifti, i cili dikur ishte edhe i fejuar, është ndarë në heshtje më shumë se gjashtë muaj më parë.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ndarja ka qenë “plotësisht miqësore”, pa konflikte apo përplasje. Miq të çiftit kanë deklaruar për The Mail on Sunday se arsyeja kryesore e ndarjes ishte fakti se ata tashmë po jetonin “jetë të ndryshme”. Për një kohë të gjatë, Cox jetonte në Los Angeles, ndërsa McDaid në Londër, duke u takuar vetëm gjatë udhëtimeve mes dy kontinenteve.

Courteney Cox dhe Johnny McDaid Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2013, pasi u prezantuan nga miq të përbashkët, mes tyre edhe këngëtari britanik Ed Sheeran. McDaid është bashkautor i disa prej hiteve më të mëdha të Sheeran, përfshirë “Shape of You” dhe “Photograph”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti ishte ndarë edhe në vitin 2015, por u ribashkua një vit më vonë, duke vazhduar lidhjen për gati një dekadë të tjera. Courteney Cox dhe Johnny McDaid Paraqitja e tyre e fundit publike së bashku ishte në shtator të vitit 2025, gjatë turneut të tenisit U.S. Open.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht lajmin, burimet këmbëngulin se ndarja ka ndodhur në mirëkuptim dhe se të dy vazhdojnë të ruajnë respekt për njëri-tjetrin.

Burimi: Bota Sot