Në dallim nga Kurasao, që i lejonte futbollistët të qëndronin me bashkëshortet dhe familjet e tyre, madje u kishte paguar edhe udhëtimin e qëndrimin, tek Anglia ndodh e kundërta. Trajneri Thomas Tuchel ka vendosur rregulla strikte në grumbullim. Lojtarët duhet të takojnë familjarët vetëm 1 herë në javë dhe kjo pas ndeshjeve, duke kaluar një ditë të plotë me ta.
Tuchel kërkon përqendrim maksimal dhe mendon se çdo aspekt tjetër jashtë programit stërvitor do t’i shpërqendronte futbollistët. Jo rastësisht është zgjedhur edhe Kansas City si bazë e ekipit, pasi qyteti u ofron lojtarëve mundësinë të qëndrojnë larg zhurmës së metropoleve.
Përqendrimi është maksimal, sepse Anglia synon të fitojë Kupën e Botës për herë të parë pas 60 vitesh, ku ka arritur suksesin e vetëm në historinë e saj. Tv Klan
