Armand Cungu: Franca, ekipi më stabël që prodhon futboll

0%

Franca duket se mbetet “superfuqia” botërore dhe që kërkon triumfin këtë vit. Të paktën kështu e cilëson trajneri i futbollit, Armand Cungu, i cili ishte i ftuar në emisionin “L’America”. Ai u shpreh se Franca është ekipi të paktën më stabël dhe se po prodhon futboll.

“Luajnë (Norvegjia) kundër një superfuqie botërore siç është Franca, e cila nuk është rastësore që është këtu, por ka vite që ka një brez të artë dhe, duke u shpallur kampion, fitues i Evropianit, është po këtu me këtë ambicie dhe deri në këto momente është ekipi më stabël që ka prodhuar futboll, ka prodhuar rezultate shumë të mira dhe po vazhdon të prodhojë të tilla” , tha ai..

Burimi: Bota Sot