Haziri: Bashkëpunimi politik çelësi për stabilitetin e Kosovës

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është i domosdoshëm për normalizimin dhe stabilizimin e Republikës së Kosovës. Haziri theksoi se LDK-ja, sipas tij, ka qenë gjithmonë një subjekt politik që ka inicuar procese të rëndësishme dhe ka kontribuar në realizimin e objektivave strategjike të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, ka deklaruar Haziri.

Ai shtoi se vendi nuk mund të dalë nga kriza politike pa gatishmërinë për bashkëpunim nga partia e parë, duke theksuar se mungesa e dialogut politik vetëm thellon problemet institucionale. Haziri ka bërë edhe krahasime mes partive politike, duke thënë se për të kuptuar proceset politike duhet pyetur PDK-ja, ndërsa për bashkëpunim institucional, sipas tij, shembull është AAK-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e tij vijnë në një kohë debatesh të vazhdueshme politike për formimin dhe stabilitetin e institucioneve të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com