Është arritur marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve. One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.
Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën Bllatë. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga Minisrti i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Panëe Toshkovski, përcjell TCH.
Janë rreth 4600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit. Kjo marrëveshje do të lehtësojë si lëvizjen e lirë të qytetarëve, ashtu edhe të mallrave mes 2 vendeve.
