Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

0%

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Parkun e Qytetit në Prishtinë. Ekipet e zjarrfikësve, ekipet mjekësore dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin.

Nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy qytetarë në mesin e tyre një fëmijë, kurse gjatë intervenimit lëndime kanë marrë edhe tre zjarrfikës. Drejtori i Klinikës Emergjente të Kosovës, Naser Syla tha se gjendja e fëmijës është stabile. “Pacienti është trajtuar në Klinkën Emergjente, për shkak të lëndimeve (djegie) nga zjarri do të transferohet në Kirurgjinë Plastike.

Gjendja e pacientit është stabile”, tha shkurtimisht Naser Syla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot