Zjarr pranë zonës së ish-Fushës së Aviacionit, ndërhyjnë zjarrfikësit për të shmangur përhapjen e flakëve

0%

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në pjesën periferike të qytetit, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, pranë një zone të banuar. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një territor me barishte të thata dhe shkurre, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Burime nga terreni bëjnë të ditur se, falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, deri tani nuk raportohet rrezik për banesat pranë vatrës së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme, megjithatë shkaqet e sakta do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot