KQZ njofton se më 27 qershor do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të shtunën, më do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedheve të 7 qershorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi se rezultatet përfundimtare do të shpallen në ora .

“Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor” – ka deklaruar Elezi. Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakoshme parlamentare, më . Ndërkaq, procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë këtyre zgjedhjeve ka përfunduar më .

Sipas ëebfaqes zyrtare të KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 47.13%. Partia Demokratike e Kosovës është rënditur e dyta me 22 ulëse apo 19.44%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 ulëse, kështu duke zënë vendin e tretë në këto zgjedhje të parakohshme apo 16.69%. Ndërsa Aleanca ka arritur të fitoj 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 6.74%.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Burimi: Kallxo