Zendaya mahnit në premierën e “Spider-Man” me një fustan të frymëzuar nga rrjeta e merimangës

0%

Zendaya ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj unik, duke u shfaqur në fotokallin e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Londër me një fustan të frymëzuar nga universi i Spider-Man.

Aktorja 29-vjeçare zgjodhi një fustan elegant pa shpinë, i cili kishte në pjesën e pasme një rrjetë merimange të punuar me detaje argjendi dhe të zbukuruar me varëse në formë zemrash, yjesh dhe një tërfili me katër gjethe. Pjesa e përparme e veshjes ishte e frymëzuar nga qielli i natës, me motive artistike që e bënë paraqitjen edhe më të veçantë, shkruan DailyMail.

Zendaya u fotografua duke përshëndetur fansat gjatë mbërritjes në aktivitet, ndërsa në këtë dalje publike ishte e vetme, pa bashkëshortin e saj Tom Holland. Çifti kishte bërë vetëm pak javë më parë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq pas konfirmimit të martesës. Kjo nuk është hera e parë që ylli përdor stilin e quajtur “method dressing” për promovimin e filmave të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ditëve të fundit, ajo është shfaqur me disa veshje të frymëzuara nga Spider-Man, përfshirë një bluzë vintage me tematikën e superheroit në Paris dhe një kostum në ngjyrat e kuqe dhe blu gjatë një fotokalli në Romë. “Spider-Man: Brand New Day”, filmi i katërt solo i Spider-Man me Tom Holland në rolin kryesor, pritet të dalë në kinema më 29 korrik.

Historia zhvillohet katër vite pas ngjarjeve të “Spider-Man: No Way Home”, ku Peter Parker vazhdon jetën si Spider-Man në një botë që nuk e kujton më identitetin e tij, ndërsa përballet me sfida të reja dhe një kërcënim që rrezikon fuqitë e tij.

Burimi: Telegrafi