Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaqir Lutvijës i akuzuar për krime lufte në Prizren

0%

Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Shaqir Lutvijës, duke e kthyer rastin në rigjykim. Lutvija nga Gjykata e Prishtinës, më 11 nëntor të vitit 2025, ishte dënuar me 10 vjet burgim .

“APROVOHET si e bazuar ankesa e mbrojtëses së të akuzuarit Shaqir Lutvija, avokates Jovana Filipovic, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, {…] i datës ANULOHET, dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendim.”- thuhet në vendimin e Apelit.

Lutvija akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e inspektorit dhe policit në stacionin policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje, ka aplikuar masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor të popullatës civile shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ankesë kishte paraqitur mbrojtësja e të akuzuarit Shaqir Lutvija, avokatja Jovana Filipoviq, me pretendimet për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe vendimit mbi sanksionin penal.

Filipoviq në ankesën e saj i kishte propozuar Gjykatës së Apelit që aktgjykimin e ankimuar ta anulojë dhe lëndën ta kthejë në rigjykim dhe rivendosje para një trupi tjetër gjykues, ose aktgjykimin e ankimuar ta ndryshojë dhe të mbrojturin e saj ta lirojë nga akuza në mungesë të provave.

Përgjigje në ankesë të mbrojtjes, kishte parashtruar Prokuroria Speciale, e cila i kishte propozuar Gjykatës së Apelit që ankesën e mbrojtjes ta refuzojë, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ta vërtetojë.

Përmes parashtresës së datës , Prokuroria e Apelit kishte propozuar që ankesa e mbrojtjes të refuzohet si e pabazuar, aktgjykimi i Themelores të vërtetohet, si dhe përgjigjja në ankesë e PSRK-së të trajtohet si e bazuar.

Gjetjet e Apelit Gjykata e Apelit, pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, pretendimeve ankimore të mbrojtjes së të akuzuarit dhe shkresave të lëndës, ka gjetur se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale si dhe me shkelje që kanë të bëjnë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike Sipas Apelit, Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsye të qarta dhe të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare të çështjes, dhe nuk ka sqaruar në mënyrë konkrete veprimet që i atribuohen të akuzuarit në raport me secilin prej të dëmtuarve.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Themelorja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me formën e pjesëmarrjes së të akuzuarit në kryerjen e veprës penale, si dhe nuk ka sqaruar mbi bazën e cilave prova ka ardhur në përfundimet e paraqitura në aktgjykim.

Kolegji gjykues i Apelit ka konstatuar se në disa pjesë të aktgjykimit të Themelores ekzistojnë kundërthënie ndërmjet dispozitivit dhe arsyetimit të aktgjykimit.

Tutje, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me ndërlidhjen e veprimeve që i atribuohen të akuzuarit me vdekjen e R.J., ku nuk ka sqaruar mbi bazën e cilave provave ka arritur në këtë përfundim. Sipas Apelit, Themelorja dhe nuk ka dhënë arsye se cilave deklarime të dëshmitarëve u ka falur besimin për vendim e saj.

Më tej, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka trajtuar dhe arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme kundërthëniet dhe mospërputhjet e evidentuara në deklarimet e dëshmitarëve gjatë procedurës, si dhe nuk ka dhënë arsye të qarta lidhur me pretendimet e mbrojtjes që kanë të bëjnë me procesverbalet e identifikimit dhe rrethanat në të cilat janë kryer identifikimet e të akuzuarit nga dëshmitarët.

Në fund, Gjykata e Apelit e ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë që në rigjykim t’i eliminojë shkeljet e konstatuara, të bëjë vlerësimin e plotë të të gjitha provave si veç e veç ashtu edhe në ndërlidhje me njëra-tjetrën, si dhe të japë arsye të qarta lidhur me faktet vendimtare.

Tutje, Apeli ka udhëzuar Themeloren që në rigjykim të konkretizojë veprimet që i atribuohen të akuzuarit, të i trajtojë pretendimet e mbrojtjes dhe të nxjerrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm. Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka vendosur që i akuzuari Shaqir Lutvija të mbetet nën masën e paraburgimit deri në marrjen e vendimit të radhës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit mban datën . Seanca gjyqësore në Apel për këtë çështje penale, ishte mbajtur më . Vendimi në Gjykatën e Apelit për këtë rast është marrë nga gjyqtarët: Ferit Osmani (kryetar i kolegjit) Mentor Bajraktari dhe Albina Shabani- Rama (anëtarë) Ndërsa, vendimi në shkallë të parë ishte marrë nga trupi gjykues i përbërë nga: Kujtim Krasniqi (kryetar i trupit gjykues) Rrahman Beqiri dhe Violeta Namani-Hajra (anëtarë).

Kujtojmë se në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më i akuzuari Shaqir Lutvija nuk e kishte pranuar fajësinë. Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së datës , i pandehuri Shaqir Lutvija akuzohet se në periudhën kohore 1998-1999, në Prizren gjatë kohës së luftës në Kosovës, në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka aplikuar masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor. Tutje, sipas aktakuzës fillimisht forcat policore dhe ushtarake serbe kanë ndërmarrë një fushatë të arrestimit të popullatës civile të nacionalitetit shqiptarë të gjinisë mashkullore, në mesin e të cilëve kanë qenë R. J., M. K., E. G., S. E., V. V., Q. K., U.

K., H. G., S. G., H. SH. dhe A. Z., të cilët pas arrestimit i dërgojnë në Stacionin Policor në Prizren. Sipas aktakuzës i pandehuri Shaqir Lutvija së bashku me të pandehurit të tjerë, në cilësinë e inspektorit i marrin në pyetje të dëmtuarit dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje i kanë rrahur me grushte dhe shqelma, me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ashtu që përdorë mjete të rrymës elektrike të cilat ua vendosin në pjesën e duarve dhe në organe gjenitale, me ç’rast, si pasojë e kësaj R.

J., kishte vdekur, kurse M. K., E. G., S. E., V. V., Q. K., U. K., H. G., S. G., H. SH., dhe A. Z., pësuan lëndime trupore.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile’, të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund ti gjeni KËTU .

Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo