Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës , në rrugën “Fatmir Selmani”. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin M.K.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, përkatësisht pistoletë me gaz, duke deklaruar se kishte pasur aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe shtatë gëzhoja. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
