Xhevat Kurti: Për 31 vite me radhë, ‘Bota sot’ ka qenë një zë i rëndësishëm i informimit për shqiptarët

0%

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevat Kurti, shpreh fjalët më të bukura për përvjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ish futbollisti i Prishtinës, Trepçës, Besëlidhjes, Besianës etj. dhe ish reprezentues i Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” ka luajtur rol të madh në informim të shpejt e korrekt. “Urime 31-vjetorin gazetës ‘Bota sot’’.

Për 31 vite me radhë, ‘Bota sot’ ka qenë një zë i rëndësishëm i informimit për shqiptarët kudo që ndodhen. Në sport, gazeta ka dhënë një kontribut të çmuar duke promovuar sportistët, klubet dhe sukseset shqiptare, si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe në diasporë. Përmes raportimeve të saj, ka ndihmuar në pasqyrimin dhe vlerësimin e arritjeve sportive ndër vite.

Një falënderim i veçantë për gazetarin sportiv Kemajl Goca, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka përcjellë ngjarjet sportive dhe ka promovuar vlerat e sportit shqiptar. Ju uroj suksese të mëtejshme, jetë të gjatë gazetës “Bota sot” dhe sa më shumë arritje në shërbim të informimit dhe sportit shqiptar dhe jo veç!:, ka uruar Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot