Presidenti i Federata e Xhudos e Kosovës, Agron Kuka, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Kuka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos, ka vlerësuar veçanërisht rubrikën e sportit të gazetës, duke theksuar rëndësinë e saj në informimin e publikut.
Së bashku me vëllain e tij, Dritonin, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Kosovës, falë garueseve të tyre Kosova ka fituar pesë medalje olimpike: tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. “Së pari urime 31 vjetorin me shpresë që puna e juaj të vazhdojë me sukses edhe shumë vite tjera!
Për mua gazeta ‘Bota sot’, rubrika e sportit ishte dhe do të mbetet burimi i vetëm i lajmeve të shpejta e të sakta dhe serioze të sportit kosovarë por jo vetëm! E gjithë kjo i atribuohet gazetarit profesionist Kemajl Goca! Faleminderit që ekzistoni e bashkëjetojmë në të njëjtën epokë!” , ka uruar Agron Kuka.
