Me ftesë të mësueses, Shqipe Gara Berisha, zëvendëskonsullja e Republikës së Kosovës në Shtutgart, Shpresa Rama Iseni, mori pjesë në Konkursin e Leximit të organizuar nga Shkolla Shqipe “Dituria” në Heidelberg. Ky aktivitet promovoi dashurinë për librin, leximin dhe gjuhën shqipe, duke nxitur nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre në lexim dhe të forcojnë gjuhën amtare.
Përmes leximit të teksteve, nxënësit dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj gjuhës shqipe dhe kulturës sonë, duke treguar njëkohësisht aftësi të mira në lexim dhe shprehje.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart përgëzon mësuesen, nxënësit dhe prindërit për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet arsimor, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për çdo nismë që kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë.
