Tchouameni zgjedh ekipin e ri në rast se do të largohet nga Real Madrid

0%

Aurelien Tchouameni është një nga emrat që nuk e ka të sigurt vendin te Real Madrid për sezonin e ri, pavarësisht cilësisë dhe aftësisë së tij të padsikutueshme në fushë. Francezi është nën kontratë me madrilenët deri në vitin 2028, por situata e tij mund të ndryshojë nëse Real Madrid do të transferojë Enzo Fernandez për 140 milionë euro.

Në këtë rast, Tchouameni mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj, që mudn të shitet këtë verë. Sipas The Athletic, mesfushori francez është i kënaqur te Real Madrid, madje po mendon edhe për rinovimin e kontratës. Por, në rast se situata ndryshon dhe ndodh që ai të largohet, destinacioni i preferuar është Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një zëvendësuesi ideal për Casemiron dhe Tchouameni mund të jetë pikërisht lojtari që ata po kërkojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot