Majlinda Kelmendi: Gazeta “Bota sot” – zëri i sportistëve shqiptarë

0%

Kampionja olimpike dhe figura më e madhe e sportit të Kosovës e shqiptar, Majlinda Kelmendi, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot” me rastin e 31-vjetorit të saj, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që kjo gazetë ka luajtur në promovimin e sportit dhe sportistëve shqiptarë.

Majlinda Kelmendi, sportistja që e ngriti Kosovën në majat e sportit botëror, është emri që theu barrierat dhe izolimin e sportit tonë në arenën ndërkombëtare. Me sukseset e saj historike, ajo i solli Kosovës titullin e parë botëror, evropian dhe medaljen e parë të artë olimpike, duke shkruar kapituj të artë në historinë e sportit shqiptar.

Së bashku me trajnerin e saj legjendar, Driton Kuka, Majlinda bëri që flamuri dhe himni i Kosovës të nderoheshin në arenat më prestigjioze ndërkombëtare dhe në Rusi nga garda ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në urimin e saj për “Bota sot”, Majlinda theksoi se gazeta ka qenë vazhdimisht pranë sportistëve dhe ka pasqyruar me profesionalizëm ngjarjet sportive “Në radhë të parë uroj 31-vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Gazeta ‘Bota sot’ gjithmonë ishte dhe është zëri i sportistëve. Gjithmonë janë përcjellë aktivitetet e mia, të xhudos dhe të sportit në përgjithësi me profesionalizëm.

Është zëri i sportistëve dhe një motiv shtesë për ta. Është gazetë që pasqyron të vërtetën e sportit, hallet e sportistëve dhe sukseset e shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë”, ka uruar Majlinda Kelmendi.

Burimi: Bota Sot