Ka mjaftuar vetëm pak minuta nga nisja e testimit të semi-maturantëve që pyetjet dhe përgjigjet e sakta të përfundojnë të publikuara në grupe të ndryshme në rrjete sociale, përfshirë edhe platformën Viber.
Në disa grupe të krijuara në Viber, nxënësit kanë organizuar mënyra të ndryshme të shpërndarjes së testit, varësisht grupit ku bëjnë pjesë, duke krijuar edhe “chat room” të veçanta për qarkullimin e materialeve. Ndërkohë, sot në testin e semi-maturës janë duke marrë pjesë rreth 23 mijë nxënës në të gjithë vendin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
