Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat qytetare duke e krahasuar atë me ish-diktatorin Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Rama po përdor të njëjtën retorikë që përdorte edhe Hoxha, duke i cilësuar protestat si të organizuara nga agjentura të huaja.
Sipas tij, kryeministri po përpiqet të imitojë ish-udhëheqësin komunist në disa aspekte të sjelljes dhe komunikimit. “Njëlloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.
Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte: Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij. Dhe, a e dini pse? Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës. Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës” , shkruan ndër të tjera Ngjela. Postimi i plotë U kthye Enver Hoxha në Shqipëri. Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.
Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja. Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte : Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij. Dhe, a e dini pse?
Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës. Por a mund ta arrijë dot? Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.
Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?! Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.
Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet. Spartak Ngjela Tiranë më:
