“Skemë për ta shuar LDK-në” – PDK hesht ndaj pretendimeve të Abdixhikut

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka heshtur kundrejt pretendimeve të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për ekzistimin e një skeme për shuarjen e LDK-së të ideuar nga kjo parti. Abdixhiku më në emisionin Rubikon ka deklaruar se ka parë një skemë që partitë opozitare të bëhen bashkë e që më pas në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje të dal me 80% dhe LDK-ja të shuhet.

“Se çka një ide, e cila po më frikon shumë. Është ide e PDK-së… Është njëfarë skeme që e kam parë, në të cilën portretizohet që opozita bëhet bashkë, pra shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë dhe LDK, AAK dhe PDK, e bëjmë një listë, e qesim një kandidat dhe ia japim Kurtit 80%.

Kjo është me e shu LDK-në, në qoftë se nuk rreshtohemi shpejtë, fort, ky fat nuk guxon me e pritë LDK-në”- ka thënë . I pari i LDK-së ka deklaruar se kjo skemë nuk do të lejohet. “Le t’i heqin duart ata që po bëjnë këso agjenda për LDK-në. Le t’i heqin duart shpejtë”- tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të sqaruar këto deklarime të Abdixhikut, Kallxo.com gjatë ditës së premte, më , ka insistuar të marrë një qëndrim nga Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku dhe zëdhënësi Faton Abdullahu, por asnjëri nuk janë përgjigjur.

Gjatë ditës u provua të kontaktohen përmes telefonit edhe nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili dhe deputetët e zgjedhur: Arian Tahiri, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, por asnjëri nga ta nuk ishte i qasshëm.

Për një skemë të tillë të pretenduar nga Abdixhiku, Kallxo.com gjatë ditës në një konferencë për media e pyeti kryetarin e Aleancës Ardian Gjini, i cili tha se nuk di për një skemë të tillë. “As nuk kemi biseduar, as nuk na e ka përmend dikush këtë skemë. Unë si kryetar i Aleancës nuk kam dëgjuar fare për këtë skemë, edhe po mendoj që nuk guxojmë me ndërtu rrëfime të kota.

Nuk ekziston një skemë e tillë”- deklaroi Gjini më . Në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 deputetë, PDK 22, LDK 18, Aleanca 7 dhe 20 deputetë janë të komuniteteve joshumicë. Zgjedhja e presidentit të ri mbetet një nga sfidat më të mëdha pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Nëse Kuvendi konsituohet shpejt, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit. Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Ndonëse juridikisht nuk ka një dispozitë të prerë që përcakton se cili proces duhet të ketë përparësi absolute, në një rast të tillë kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 60 ditë është afati për zgjedhjen e presidentes, njohësit e Kushtetutës dhe çështjeve ligjore vlerësojnë se, për shkak të afateve dhe rrezikut nga vakumi institucional, zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të jetë prioriteti kryesor.

Paragrafi numër 182 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës , specifikon se Kuvendi ka në dispozicion afatin gjashtëdhjetë (60) ditor përpara hyrjes në periudhën tridhjetë (30) ditore të përcaktuar me paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës.

Megjithatë, sipas aktgjykimit, në kontekst të rrethanave të rastit, ndërlidhur me afatin e përcaktuar kushtetues të zgjedhjes së Presidentit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional dhe duke iu referuar qëllimit të normave kushtetuese, “Gjykata vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit.” Derisa numërimi i votave të partive politike ka përfunduar, ende nuk janë certifikuar rezultatet përfundimtare.

Burimi: Kallxo