​599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, pas shqyrtimit të aplikimeve nga komisioni përkatës, janë përzgjedhur 599 studente që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkurs. MASh ka publikuar gjithashtu listën e aplikimeve të refuzuara, ku për secilin rast janë paraqitur arsyet e refuzimit.

Kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Komisionin për Ankesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda shtatë ditëve të punës nga data e publikimit të rezultateve, në përputhje me procedurat e konkursit. Listat e studenteve përfituese dhe të aplikimeve të refuzuara janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot