Pamje që tregojnë gjendjen brenda Klinikës së Pediatrisë në QKUK

0%

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka vendosur që gazetarëve të mos u lejohet të futen brenda Klinikës së Pediatrisë nga ku të dielën, më , u publikuan disa fotografi të cilat tregonin kushtet e rënda në të cilat trajtoheshin fëmijët. Zyra e mediave ia ka ndaluar KALLXO.com që të futet në reparte dhe të filmojë gjendjen me arsyetimin se “aty janë duke u trajtuar raste të ndjeshme”.

Megjithatë, ekipi i KALLXO.com ka siguruar pamje të gjendjes brenda Klinikës, e cila u denoncua nga aktivistja Aulonë Memeti. Pamjet brenda Klinikës tregojnë se shtrati i gjakosur ishte mbuluar me një çarçaf por nuk ishte larguar nga Klinika. Në pamje shihet edhe gjendja e tualeteve.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më përmes një reagimi ka thënë se ka pranuar me seriozitet shqetësimet e ngritura publikisht lidhur me përvojën e një familjeje gjatë trajtimit të fëmijës në Klinikën e Pediatrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit, për këtë arsye, drejtori i QKUK-së ka marrë vendim për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili po zhvillon një hetim të plotë administrativ për të verifikuar të gjitha rrethanat e rastit.

“Hetimi do të përfshijë shqyrtimin e pretendimeve lidhur me trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim eventual, nga ato menaxheriale deri te ato teknike” – thuhet në reagim.

Ndërsa thuhet se sa u përket parregullsive të konstatuara menjëherë gjatë verifikimeve të kryera nga QKUK, përfshirë ato që pasqyrohen edhe në fotografitë e publikuara, janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, si dhe është suspenduar përkohësisht punëtori i shërbimeve teknike.

Aktivistja Aulonë Memeti më ka publikuar disa fotografi që paraqisnin kushtet brenda Klinikës së Pediatrisë, ku ka thënë se po qëndron bashkë me djalin e saj, i cili po merr trajtim mjekësor. Ajo përmes fotove ka treguar për gjendjen brenda dhomës ku janë vendosur. “Shtrati ku duhej të shtrihej fëmija ynë kishte njolla të shumta.

Disa prej tyre dukeshin si gjak apo mbetje të vjetra biologjike. Nuk e di çfarë ishin. Më mirë të mos e dimë. Kërkuam çarçaf. Nuk kishte”- ka shkruar ajo ndër te tjera.

Burimi: Kallxo