Momente paniku në det, shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe

0%

Nëntë turistë të huaj kanë shpëtuar pa pasoja pas dy ndërhyrjeve të shpejta nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në zonat turistike të Himarës dhe Ksamilit. Rasti i parë është regjistruar në zonën e Filikurit në Himarë, ku një turiste spanjolle ka kërkuar ndihmë pasi i fejuari i saj kishte mbetur në vështirësi në det pas fundosjes së kajakut me të cilin po lundronte.

Pas alarmit, ekipet e Policisë Kufitare kanë nisur kërkimet dhe kanë arritur ta lokalizojnë turistin, duke e nxjerrë nga uji dhe duke e transportuar në siguri pranë pikës së kontrollit kufitar në Himarë.

Ndërkohë, një tjetër situatë emergjente është regjistruar në Ksamil, ku tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë rrezikuar pasi mjeti plastik lundrues me të cilin ndodheshin në det kishte pësuar probleme dhe rrezikonte të fundosej pranë zonës së “Tre Ishujve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ndërhyri me mjete detare dhe jet ski, duke i nxjerrë të gjithë turistët në breg të sigurt dhe duke tërhequr mjetin lundrues drejt plazhit “Puerto Rico”. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërhyrjet e shpejta kanë parandaluar pasoja më të rënda, ndërsa kanë apeluar te pushuesit që të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në det. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com