Një 29-vjeçare ka përfunduar në Polici pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve në Prishtinë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Vlera Zhjeqin , 30 vjeçare, e cila u ndalua mbrëmjen e së enjtes, rreth orës , në rrugën “Gollaku”, në fshatin Llukar.
Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i gjetën një sasi të dyshuar të marihuanës, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën edhe njësia e hetimeve dhe forenzika. Pas sekuestrimit dhe matjes, rezultoi se bëhej fjalë për 4 gram marihuanë, e cila u konfiskua në cilësinë e provës materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa Vlera Zhjeqi është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
