Ekskluzive | Kokainën e fshehu në pakon e cigareve, arrestohet

0%

Një 22-vjeçar është arrestuar nga hetuesit e antidrogës në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit iu gjet kokainë e fshehur brenda një pakoje cigaresh, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Elmin Rogovën, rreth 22-vjeçar, i cili u ndalua mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Mbretëresha Teuta”.

Gjatë kontrollit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) gjetën në një pako cigaresh një qese të vogël najloni me 0.34 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Substanca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari u shoqërua në zyrat e DHTN-së në Gjakovë për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit Elmin Rogova është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com