Kultivuan mbi 1.7 ton kanabis në 4 sera në Berat – dënohen 17-të të

0%

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 17 të pandehurit të grupit të strukturuar kriminal ku përgjatë 2021-2022 kanë kultivuar 4 sera me kanabis në Berat. Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të konsideruar drejtues të grupit kriminal, u dënuan përfundimisht me 8 vjet e 8 muaj burg secili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli. Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Drita Memën dhe Izmire Memën, Gjykata vendosi nga 4 vjet burg, por pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh. /Tch

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi