Vdekjet nga përmbytjet në Nepal rriten në 616, kërkimet për të

0%

Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka shkuar në 616, ndërsa rreth 2,000 persona rezultojnë ende të zhdukur, kanë bërë të ditur autoritetet në Nepal. Kryqi i Kuq ka njoftuar se të paktën 93 mijë persona mund të jenë prekur nga përmbytjet e fuqishme që goditën të mërkurën zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në përmasa të mëdha, por po pengohen nga frika e përmbytjeve të reja dhe vështirësitë për të arritur në disa prej zonave më të goditura. Rrugët dhe urat janë shkatërruar nga rrjedhat e fuqishme të ujit, duke izoluar komunitete të tëra.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), rrjeti më i madh humanitar në botë, ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi disa prej zonave më të prekura mbeten ende të paarritshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Trauma e shkaktuar nga kjo fatkeqësi është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë të premten David Fisher, drejtuesi i delegacionit të IFRC-së në Nepal. “Mijëra banesa janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Besojmë se të paktën 93 mijë persona janë prekur dhe kanë nevoja të mëdha për ndihmë.

Numri i viktimave është shumë i lartë dhe, fatkeqësisht, pritet të vazhdojë të rritet”. Përmbytjet vdekjeprurëse nisën të mërkurën në mëngjes, pasi një masë e madhe akulli nga një akullnajë në Himalaje u shkëput dhe ra në luginë, në zonën e Parkut Kombëtar Langtang në Nepal.

Rënia e masës së akullit shkaktoi një vërshim të jashtëzakonshëm uji, balte, shkëmbinjsh dhe akulli, i cili u përhap me shpejtësi përgjatë lumenjve dhe luginave. Përmbytjet shkatërruan fshatra, si dhe dëmtuan rëndë apo shkatërruan centrale elektrike, rrugë dhe ura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com