Me fitoren 2:0 kundër Sileks në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës ka arritur 5 ndeshje radhazi me triumf, 3 nga ky sezon i ri dhe dy nga 2025-2026. Me këtë “rast”, klubi tetovarë ka gjetur kohën dhe mënyrën për t’u tallur me gjigantin anglez të Manchester United, përmes tifozit “ikonik” Frank Ilett.
Ky i fundit, prej afro 700 ditësh ka mbetur pa qethur, për shkak të premtimit se do presi derisa Manchester United të arrijë 5 fitore radhazi. “5 fitore radhazi… ndoshta është koha të ndryshosh ekipin”, postimi i Shkëndijës, adresuar tifozit Frank Ilett, i cili në rrjetet sociale njihet si “the united strand”..
