Sot, moti mbi vendin tonë pritet të mbajë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqërohen me erëra të përforcuara. Temperaturat minimale për ditën e sotmë pritet të jenë prej 12–17 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 28–34 gradë celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 metra për second.
Në zonat ku zhvillohen vranësira konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme të erës. SIpas IHMK-së, kushtet biometeorologjike: Moti i ngrohtë gjatë ditës mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë deri mesatare termike, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Në zonat me reshje dhe erëra të përforcuara, kushtet do të jenë përkohësisht më të freskëta.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta do të favorizojnë avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj, në parcelat bujqësore me lagështi të pamjaftueshme rekomandohet monitorimi i gjendjes së kulturave dhe ujitja sipas nevojës.
Reshjet lokale mund të sjellin përmirësim të përkohshëm të lagështisë së tokës, por për shkak të karakterit lokal, shpërndarja e tyre mund të jetë e pabarabartë. IHMK thotë po ashtu se indeksi UV: I lartë deri shumë i lartë (6–8) gjatë intervalit me rrezatim më të fuqishëm diellor. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës.
