Xabi Alonso e lë jashtë

0%

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, mbrojti vendimin e tij për ta lënë Enzo Fernandez jashtë skuadrës për ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Lutonit, duke pasur parasysh interesin e Manchester Cityt. Alonso tha se klubi ka nevojë për lojtarë që ndjejnë dëshirën për të luajtur, duke iu drejtuar situatës së mesfushorit të premten përpara ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Brightonit.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që janë në gjendje të shkëlqyer për të luajtur”, tha Alonso. “Duhet të marrim gjithçka në konsideratë, lojtarët që janë në formë të mirë, lojtarët që nuk ndiejnë energjinë e duhur për të luajtur. Për mua, është shumë e rëndësishme që ata të ndiejnë dëshirën për të luajtur dhe të jenë të përgatitur mirë”, shtoi ai. “Enzo?

E diskutuam dhe vendosëm (për Lutonin) se ishte më mirë të mos e përfshinim në skuadër. Ai është një lojtar i klasit të lartë, nuk ka dyshim për këtë”, t ha Xabi Alonso.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot