“Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestë sot në

0%

Sot mbahet protestë në Prishtinë. Ajo organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Protesta zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa përmes saj kërkohet reagim më i fuqishëm institucional dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Organizatorët u bëjnë thirrje institucioneve që vrasjet e grave dhe rastet e dhunës të trajtohen me urgjencë dhe të ndërmerren hapa konkretë për parandalimin e rasteve të reja.

Burimi: Bota Sot