Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të kufizohet përkohësisht qarkullimi në autoudhë për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë të përgjithshme mbi 20 tonë. Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në orën , për shkak të temperaturave që parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime. Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
