Skuadra e Struga Trum Lum i është rikthyer shpejt fitoreve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, pasi mposhti ekipin e Bregallnicës me rezultatin bindës 4:0 para tifozëve të tyre vendas. Dy gola për struganët i shënoi Malevski, një Agama dhe një tjetër Bunjamin Shabani. Pas kësaj fitore, Struga TL renditet në vendin e dytë me 10 pikë, 5 më pak se liderja Shkëndija e Tetovës.
Struganët kanë 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Në javën e ardhshme, skuadra strugane do të përballet me Sileksin po në shtëpi.
