SRBIJA Act: sanksione të mundshme ndaj aktorëve që minojnë

0%

Dy kongresistë amerikanë, republikan dhe demokrat, kanë prezantuar në Kongres një projektligj dypartiak që rrit presionin ndaj Beogradit. H.R.10183, i njohur si SRBIJA Act (Supporting the Rule of law, Building Institutional Justice, and Accountability Act), u paraqit më nga Joe Wilson (R-Karolina e Jugut) dhe Bill Keating (D-Masaçusets).

Ligji autorizon veprime ndaj Serbisë, dhe parashikon sanksione financiare e kufizime vizash për persona që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor. Ai i referohet edhe urdhrave ekzekutive ekzistuese dhe Aktit për Demokracinë e Ballkanit Perëndimor.

Në “ndjenjën e Kongresit”, dokumenti vlerëson se Serbia, ka pësuar tërheqje të rëndë demokratike, probleme me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas tekstit, ka përdorur forcë të tepruar ndaj protestave studentore e qytetare dhe ka thelluar lidhjet politike, ekonomike e të sigurisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, ndërsa mbetet kandidat për BE.

Projektligji kërkon hetim të pavarur dhe përgjegjësi për shembjen e tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më , ku vdiqën 16 persona, ngjarje që shërbeu si shkëndijë e protestave të gjata kundër korrupsionit. Po ashtu kërkon llogaridhënie për përdorimin e forcës ndaj demonstruesve.

Wilson e shpalli nismën në X duke thënë se : “Nën presidentin Vuçiq, Serbia, është larguar qëllimisht nga sundimi i ligjit dhe është afruar me armiqtë e lirisë si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran. Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë.

Populli i Serbisë meriton më mirë.” Keating theksoi se “demokracia, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi”.

Të dy ligjëbërsit amerikan kërkojnë që sekretari i Shtetit të ngrisë katër tema me Beogradin: lidhjet me Rusinë, Kinën dhe Iranin; zgjedhje të lira e të ndershme; reforma kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit; si dhe liri të medias e të tubimit. Nëse nuk certifikohet progres, dialogu strategjik i nisur në korrik 2026 ose financimi i lidhur me të mund të ndërpritet.

Nisma vjen në një moment delikat, kur protesta të vazhdueshme, zgjedhje të shpallura për tetor 2026 dhe kontrast me ngrohjen e kontaktëve mes Vuçiqit dhe administratës Trump, vazhdojnë. Për rajonin, ajo sinjalizon se Uashingtoni lidh thellimin e angazhimit me llogaridhënien demokratike dhe largimin nga ndikimet e jashtme që vlerësohen si destabilizuese.

Burimi: Bota Sot