Spanjolli befason me ekipin e ri

0%

Alvaro Morata do të vijojë karrierën e tij në Spanjë. Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Leganes, klub që militon në ligën e dytë spanjolle. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur për merkaton, Fabrizio Romano dhe nga vetë klubi spanjoll, të cilët kanë konfirmuar se marrëveshja e huazimit me Como ka përfunduar.

Morata rikthehet kështu në futbollin spanjoll pas një aventure me Como-n në Itali. Gjatë karrierës së tij, 33-vjeçari ka veshur fanelat e Real Madridit, Juventusit, Chelseat, Atletico Madridit, Milanit dhe Galatasarayt.

Transferimi te Leganes përfaqëson një tjetër kapitull në karrierën e gjatë të sulmuesit, i cili tashmë do të synojë të ndihmojë skuadrën spanjolle të ringjitet në La Liga me eksperiencën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot