Një i mitur është ndaluar nga policia pasi ka kaluar ilegalisht kufirin. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës në fshatin Koshuticë të Leposaviqit. Tutje thuhet se gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që ka kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa mallra janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raport.
