Ronaldo nuk ndalet, shënon golin e radhës dhe vendos rekord historik

0%

Cristiano Ronaldo ka qenë sërish protagonist absolut në fushën e lojës, duke shënuar golin e fitores 2-1 për Al Nassr ndaj Al Taawoun. Me këtë realizim, ylli portugez është afruar edhe më shumë drejt shifrës magjike të 1000 golave në karrierë, duke regjistruar golin e tij të 978-të.

Gjithashtu, ky gol e ka ngjitur atë në majën e historisë së klubit saudit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Al Nassr me 104 gola të shënuar për këtë skuadër. Fenomeni portugez vazhdon të thyejë rekorde dhe të dëshmojë se mosha është vetëm një numër.

Burimi: Bota Sot