Qytetari në Vushtrri raporton se dikush ia vodhi dy pushkë gjuetie

0%

Dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë janë raportuar se janë vjedhur në Vushtrri më . Në Policinë e Kosovës ankuesi ka thënë se persona të panjohur përmes një dritare kanë depërtuar në shtëpi dhe kanë kryer vjedhjen. Policia ka njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti i cili është iniciuar si “vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet e rendit.

Burimi: Kallxo