Prokuroria deklarohet për krimin e rëndë në Prizren ku vdiq 14-vjeçari

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka dalë me njoftim lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit, i cili mbrëmë u ther me thikë në Prizren. Sipas Prokurorisë, nga të dhënat fillestare të hetimit dyshohet se 17-vjeçari ka privuar nga jeta 14-vjeçarin duke e therur me thikë. Në vendngjarje është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot