Prodhimet bimore dhe blegtorale e rriten vlerën në vitin 2025

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje të vlerës në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.

ASK bën të ditur se prodhimet bimore shënuan 13.2% rritje në vitin 2025, ku kryesisht drithërat, bimët industriale e farogjere, dhe pemët patën rritje “Në vitin 2025, prodhimet bimore kanë shënuar rritje prej 13,2 %, krahasuar me vitin 2024.

Rritja e vlerës së prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, si dhe pemëve.”-thuhet në komunikatë. Sipas ASK-së, prodhimet blegtorale kanë shënuar një rritje prej 25,4% në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2025, prodhimet bimore dhe ato blegtorale patën rritje 17.8% “Prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 17,8 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.”-bën të ditur ASK.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ASK njofton se llogaritë ekonomike për bujqësi për vitin 2025 janë hartuar në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga Eurostati, përkatësisht me Udhëzuesin e Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari (EAA/EAF 97), si dhe me Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë ekonomike për bujqësi, për vitin 2025, mund ta gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo