Një defekt teknik ka shkaktuar të premten rreth orës fikjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror në Shqipëri, duke krijuar përkohësisht një situatë emergjente në hapësirën ajrore të vendit.
Albcontrol ka bërë të ditur se menjëherë pas incidentit, ekspertët e saj kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e avionëve që ndodheshin në fluturim dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së ekipeve teknike, rreth orës është bërë i mundur rikthimi në funksion i 90 për qind të sistemeve kryesore.
Sipas Albcontrol, ekipet kanë vazhduar punën për rikthimin e plotë të sistemeve, ndërsa reagimi në kohë ka bërë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
