Në rrugën “Rorgut Ozall” në Prizren pamja e parë që i bie në sy qytetarëve është grumbulli i madh i mbeturinave. Kjo pamje e shëmtuar është filmuar nga një sinjalizues gjatë ditës së sotme, i cili thotë se mbeturinat janë grumbulluar nga banorët, pasi në këtë pjesë nuk është vendosur kontejner. “E kan rrethu qatë rrethoj, tash edhe banorët diku kanë mi gju mbeturinat”, tha sinjalizuesi.
Ai shprehet i revoltuar për gjendjen e krijuar dhe mënyrën se si po mbetet hapësira publike. “Po ata te mbeturinave nuk bon me lon qytetin ashtu në atë gjendje për marre.” Sipas sinjalizuesit, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve përgjegjëse, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje. “Askush nuk po merr masa, i kanë ftuar, por s’kanë ardhur”, tha ai.
Përveç pamjes së shëmtuar, grumbullimi i mbeturinave po shkakton edhe aroma të pakëndshme, duke shqetësuar banorët e zonës. Pamje: Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
