Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, qeveria ka krijuar 17.000 vende të reja pune. Sipas tij, numri i të punësuarve është rritur nga 691.000 në 708.000.
Mickoski theksoi se, sipas këtyre shifrave, qeveria e mëparshme nuk kishte krijuar kaq shumë vende të reja pune gjatë shtatë viteve. Mickoski tha se pret që kjo shifër të rritet më tej me hapjen e qendrave të të dhënave (data center) dhe industrive shoqëruese.
Ai shprehu pritshmërinë që zhvillimi i kësaj industrie të krijojë mundësi që një pjesë e madhe e të rinjve që janë larguar nga Maqedonia e Veriut të kthehen në vend dhe të vazhdojnë jetën këtu me familjet e tyre.
“Para dy ose tre ditësh, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrën se kjo qeveri, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka krijuar 17.000 vende të reja pune. Nga 691.000 të punësuar në 708.000 të punësuar”, tha Mickoski.
Ai shtoi se gjendja në Evropën Perëndimore nuk është më ajo që ishte pesë apo dhjetë vjet më parë dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të zhvilluar ekonominë.
