“Kuvendi s’është pronë e askujt”, Musliu kërkon vazhdimin e seancës

0%

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje që deputetët, pa dallim partie, të kthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin e konstituimit.

Musliu ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova është “marrë peng” nga një parti që, sipas saj, i ka vendosur ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve. Ajo ka thënë se qytetarët presin zhvillimin e politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.

“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigja është e thjeshtë dhe shumë e qartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet “, tha ajo.

Burimi: Bota Sot