Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të zhvillohet sapo të dakordohen për datën dhe kohën e takimit. Kurti ka shprehur shpresën se takimet mes tyre do të çojnë drejt një marrëveshjeje për një emër konsensual për presidentin e Kosovës.
“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha Kurti. Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, të dy liderët konfirmuan se për herë të parë kanë diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
